Lajthit Rilindja: Nuk njohim vendimet e gjykatave për 30 qershorin

Partia Socialiste nuk do të njohë vendimin e Gjykatës së Durrësit që refuzoi dhënien e mandatit për kandidaten e saj për kryebashkiake. Numri dy i PS-së, Taulant Balla sulmoi sot gjyqtaren që dha vendimin, duke e cilësuar si lajthitje dhe antiligjore vendimin e institucionit të drejtësisë.

Në deklaratën e kreut të deputetëve të PS thuhet se mazhoranca nuk do të pranojë edhe vendimet e tjera që mund të marrin gjykatat për 30 qershorin. Balla lë të kuptohet se pasi mandatet e kryebashkiakëve të PS të miratohen në KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor, të zgjedhurit në votimet monopartiake do të marrin detyrën. “Keqardhje për vendimin absurd, arbitrar dhe nul te një gjyqtareje, e cila mori brohoritjet e atyre qe në vijim të përpjekjes se dëshpëruar për kaos e pasiguri, nuk dinë më çfarë bëjnë. Pavarësisht kësaj lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike të radhës, në respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon”,- tha Balla.

Ai shtoi se gjykatat vetëm bëjnë një vërtetim thjeshtë të procedurave të zgjedhjeve dhe nuk i gjykojnë ato. “Nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto vite që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë. Në Shqipëri sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të pa-ankimueshme”,- shkruan Balla në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e Taulant Ballës është një precedentë i rrezikshëm për shtetin e së drejtës. Mosnjohja e një vendimi gjykate nga qeveria tregon se mazhoranca ka vendosur me çdo kusht të mos respektojë asnjë kriter minimal ligjor. Edhe pse vendimi i Gjykatës së Durrësit mund të çohet në apel nga kandidatja, PS e ka bërë nul gjithë sistemin juridik në vend duke u pozicionuar në mënyrë flagrante kundër ligjit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo deklaratë bëhet edhe më e rëndë, për faktin se vjen nga deputetë dhe njerëz të rëndësishëm në PS që në çdo fjali nuk harrojnë të përmendin rëndësinë e ligjit dhe gjykatave. Sot kur gjykata ka dhënë një vendim që nuk u pëlqen, po këta deputetë thonë se nuk njohin drejtësinë, madje edhe kërcënojnë gjyqtarët.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?