Lulzim Basha: Izolimi ndërkombëtar i Ramës po ndëshkon shqiptarët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e cilëson si një zhvillim negativ për vendin mos marrjen e asnjë projekti nga qeveria “Rama” në samitin e Poznanit në Poloni. Në një postim në Facebook, Basha shprehet se ky është një ndëshkim që BE-ja po bënë ndaj qeverisë së Edi Ramës për korrupsionin dhe krimin.

Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019.  Është ndëshkim i qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Është vazhdim i qëndrimit të prerë të vendeve të Bashkimit Europian për të mbajtur Shqipërinë jashtë çdo procesi afrimi për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama. Qeveria Rama është e vetmja qeveri në 30 vjet tranzicion që nuk ka bërë asnjë hap të vetëm në procesin e integrimit europian”,- shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha në një postim në Facebook.

Kreu i PD shprehet se largimi i Edi Ramës është e vetmja mënyrë për të përmirësuar jetën e çdo qytetari dhe për të ecur para drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatkeqësisht izolimi ndërkombëtar që po i bëhet qeverisë Rama po sjell pasoja direkte për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët po ndëshkohen për shkak të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin. Prandaj largimi i Ramës është një arritje që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari”,- shkruan Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në samitin e Poznanit në Poloni, Qeveria shqiptare dështoi që të përfitojë edhe një cent nga paketa e re e ndërlidhjes së Ballkanit Perëndimor prej 180 milionë eurosh. Në këtë takim, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë nga 3 projekte të zgjedhura në fushën e transportit dhe gazit natyror. Kosova përfitoi 27 milionë euro dhuratë për linjën hekurudhore, ndërsa Serbia do të ndërtojë një linjë të re interkonjeksioni.

I vetmi vend që nuk u përfshi në këto projekte që lidhen me integrimin e rajonit në rrjetet e BE-së ishte Shqipëria.

Sukseset e samitit të rajonit. Pas Merkelit, Rama bënë për të qeshur dhe Thereza May

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?