Makinat e para me flamuj të PD mbërrijnë në Tiranë nga Berati dhe Fieri

Protesta parashikohet e madhe sot në numër para kryeministrisë. Njoftohet nga Selia blu se tashmë janë nisur drejt Tiranës qindra e qindra makina, autobuza, vetura dhe furgona drejt kryeqytetit për protestën e opozitës.

Rrethet e largëta si Saranda, Gjirokastra, Korça, Devolli, Tropoja, Malësia e Madhe, Dibra, por edhe nga Himara e Hasi tashmë janë në rrugë drejt Tiranës.

Ndërkohë kanë hyrë në Tiranë makinat e para me flamuj të PD, kryesisht nga zona e Fierit dhe Beratit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mesditë Berisha ka postuar videon-thirrje për protestë: Ejani në protestë. Ti dalim Zot vendit dhe vetes!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?