FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta II do të dalë sot në një konferencë të rrallë televizive

Edhe në Mbreterinë e Bashkuar koronavirusi po merr shumë jetë.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta II do të dalë sot në një konferencë të rrallë televizive, raporton Daily Mail, referuar një raporti të Buckinghm Palac së Madh.

Ajo pritet të flasë për gjendjen e rëndë të Britanisë së Madhe si pasojë e përhapjes së pandemisë, që vetëm gjatë ditës së djeshme ka marrë jetën e 708 personave, duke shënuar kështu numrin më të madh me të vdekur brenda një dite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se ditët në vazhdim, mund të ketë edhe nga 1,000 të vdekur brenda 24 orëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky fjalim është regjistruar në Windsor Castle dhe do të transmetohet në orën 20:00 të mbrëmjes me orën lokale. Mbretëresha pritet t’i kërkojë popullit të bëhet më i fortë se kurrë në këto ditë të vështira.

Ky është fjalimi i katërt i Mbretëreshës Elizabetë, që kur ajo është në krye të mbretërisë britanike nga viti 1953. Fjalimi saj i fundit ishte në vitin 2002, kur iu drejtua britanikëve që t’i njoftojë për vdekjen e Nënës Mbretëreshë.

Më herët, mbretëresha i është drejtuar popullit nëpërmjet këtyre fjalimeve të rralla, më 1997 pas përcjelljes së funeralit të Princeshës Diana, si dhe për të folur për Luftën e Gjirit në vitin 1991.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?