FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbreti Charles, fjalim para parlamentit britanik

Mbreti Charles e quajti parlamentin britanik “instrumentin e gjallë dhe frymëmarrjen e demokracisë së vendit”. Gjatë një fjalimi të mbajtur sot para ligjvënësve të të dyja dhomave, ai u zotua të ndjekë shembullin e nënës së tij të ndjerë, mbretëreshës Elizabet, në ruajtjen e pavarësisë së këtij institucioni.

Mbreti Charles shoqërohej nga bashkëshortja e tij Mbretëresha Camilla.

Pas fjalimit, monarku i ri u nis për në Edinburg. Ai pritet të udhëheqë një kortezh solemn, me arkivolin e mbretëreshës Elizabeth që do të dërgohet në katedralen historike të qytetit, Saint Giles. Arkivoli do të qëndrojë aty deri të martën përpara se të niset për në Londër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë fjalimit të tij, mbreti Charles tha se që në moshë të re, madhëria e saj, mbretëresha Elizabet, u zotua t’i shërbejë vendit dhe popullit të saj si dhe të ruajë parimet e çmuara të qeverisjes bazuar tek kushtetuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë premtim tha ai, mbretëresha e mbajti me përkushtim të palëkundur.

“Ajo la një shembull të një detyre vetëmohuese, të cilën, me ndihmën e Zotit dhe këshillat tuaja, jam i vendosur ta ndjek me besnikëri”, tha ai.

Mbreti 73 vjeçar, njihet për shprehjen e pikëpamjeve të tij për çështje që variojnë nga mjedisi tek çështjet e lidhura me rininë.

Ai ka sugjeruar se si mbret, mund të ketë një qasje më të butë, në përputhje me traditën, duke qëndruar jashtë çështjeve politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?