Meta: Pse nuk bëhen referendume në Shqipëri si në Zvicër? Populli të vendosë!

Presidenti Meta ka postuar në facebook një status ku flet për referendumin:

Të dashur qytetarë!
Ja çfarë ka vendosur populli shqiptar në referendumin për Kushtetutën:

Neni 150
1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.
2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.
3. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

Swiss Digital Desktop Reklama

U bënë 21 vjet që klasa politike nuk nxjerr ligjin për zbatimin e këtij detyrimi kushtetues për të bërë të pamundur ushtrimin e demokracisë direkte!
Por tani nuk ka më tolerim dhe as justifikime!
Kjo klasë politike di vetëm të thellojë krizat dhe të mos mbajë përgjegjësi. Ajo nuk e njeh dialogun politik, interesin publik dhe kombëtar. Ndaj tani çdo gjë për t’ia dhënë fjalën sovranit përmes referendumeve.
Çfarë e keqe e gjeti Zvicrën nga Referendumet?
Le të pushojmë sot e nesër dhe të hënën do ju propozoj ide konkrete për Referendumin!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?