Shumë pajtimtarë të revoltuar nga rritja e çmimeve nga ONE!
Kompania ONE, në mënyrë të njëanshme njofton rritjen e çmimeve të telefonisë celulare për gjithë klientët. Por e çuditshme se ONE e bën fakt të kryer rritjen, bile me një ton që mbetet ironik ajo shkruan “ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj”, ndërkohë që klientët shprehen të revoltuar për këtë veprim-fakt të kryer nga kompania ONE. Bile disa prej tyre po hartojnë padi në gjykatë për këtë veprim të njëanshëm. Në ditët në vijim KOHA JONE do të sjellë fakte të reja për këto veprime të ONE.
Natyrisht që mundet klima politike në Hungari ka prishur edhe humorin e ndonjë biznesi në Tiranë, por mësohet se kryeministri i ri hungarez do të hetojë edhe disa kompani të lidhura me Viktor Orban!
Ndërkohë shumë po nxitojnë të ikin te Vodafone, sepse janë korrekt dhe me sherbime të jashtëzakonshme.

Në faksimile është njoftimi online i ONE për pajtimtarët.
KOHA JONË SONDAZH

