Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu: Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta

Nuk vonon përgjigja e ministrisë së shendetsisë pas apelit publik të Presidentit Meta.

Një test i thjeshtë në dukje, i ngjashëm me ato të shtatzënisë për të zbuluar nëse je me COVID-19 apo jo. Ky është testi i shpejtë i antigjenit që do të nisë të kryhet nga sot në kryeqytet dhe më pas sipas planit të përcaktuar më herët edhe në rreth.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaron se së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në #kohë dhe të #sigurt

Swiss Digital Mobile Reklama

100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit.

Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkruan Manastirliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?