Nga dita e enjte, nëse nuk ke maskë merr gjobë 30 mijë lekë. Nëse nuk ke kartë ID përfundon në komisariatin e policisë

Edi Rama e ka ndarë mendjen; nga nesër datë 15 tetor 2020 e në vazhdim do gjobitet cilido që nuk mban maska në rrugë. Mijëra policë të policisë së shtetit dhe të policive bashkiake do lenë punët e tjera dhe do turren të kapin qytetarët nëpër rrugë apo sa dalin nga shtëpitë, një çmenduri, pasi OBSH dhe ekspertët deklarohen se maskat në rrugë duhet të jetë çështje e dëshirës së sejcilit e jo me urdhër apo me gjoba.

Gjithsesi kryeministri e ka marrë vendimin, ndaj nga nesër gjobë 30 mijë lekë si dhe nëse e përsërit ke 60 mijë lekë gjobë. Qytetarët të cilët kapen pa kartë identiteti me vete dhe që nuk kanë maskë shoqërohen në komisariatin e policisë.

Qeveria, sipas LSI, po ndihmon dy kompani që prodhojnë maska që ti shesin si dhe me këtë rast mbush edhe arkën e shpuar të buxhetit të shtetit, sepse koncensionet, tenderimet dhe PPP-të e kanë tharë buxhetin prej muajsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?