FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një 17 vjeçar në aksin Sarandë-Ksamil përplas, në mesnatë, dy turistë italianë, që vdesin në vend

Nuk kanë të ndaluar aksidentet në Shqipëri. Këtë herë janë dy të rinjë turistë italianë që vdiqen në aksin Ksamil-Sarandë.

Komisariati i Policisë së Sarandës ka dhënë një informacion paraprak lidhur me aksidentin e rënë me vdekjen e dy turistëve në aksin Sarandë – Ksamil. Sipas Policisë, motori me të cilin ata po udhëtonin, është përplasur nga një makinë Mercedez Benz, në të cilën ndodheshin dy adoleshentë që mbetën të plagosur.

Policia njoftoi se “rreth orës 3:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën, shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?