FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pesë orë debat në Këshillin Politik. PD-LSI: PS-ja do rikthim në pikën zero. Rudina Hajdari sulmon Bashën

Mbaroi mbledhja e stërzgjatur ku ishte dhe kryeministri Rama në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore. Pas mbledhjes kryeministri Rama tha se Marrëveshja e 5 qershorit nuk ndryshon dhe do votohet, por Kushtetutën do ta ndryshojmë!

Pra asgjë e re!

Edhe PD-LSI u shprehën pas mbledhjes se kërkuam se duhet votuar pa humbur kohë vetëm ajo çfarë kemi rënë dakort dhe është firmosur në Rezidencëna amerikane. Asnjë ndryshim tjetër nuk pranojmë, pasi PS-ja dhe Rama donin t’ia fillonin nga fillimi, me synimin që ta dështojnë reformën zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu foli para medias edhe Rudina Hajdari në emër të opozitës parlamentare. Ajo sulmoi opozitën dhe veçanërisht Lulzim Bashën, kryetarin e PD-së. Në gjithë ligjeratën e saj Hajdari nuk sulmoi apo kritikoi qoftë dhe me një fjali kryeministrin Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbledhja pesëorëshe përfundoi pa asgjë konkrete. Palët janë siç ishin para fillimit të mbledhjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?