FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Po ikin nga Shqipëria!  

Rilindja ka kapur gjithçka; PS-në e uzurpoi, pushtetin e përlau, biznesin e sakatoi, median e thundrosi, mafien e lajkatoi, rininë e largoi nga vendi, lekun e bëri ideal rilindas.

Edi Rama, dikur, shkruante kundër ish-presidentit Berisha dhe e masakoi me shkrime pikërisht për këto që po bën vetë sot. Mjafton të lexosh fjalët “diktator”, “pushtues”, “përdhunues i fjalës së lirë”, që Edi Rama adresonte te Sali Berisha i vitëve 1992-1997, të cilat janë rikthyer sot pas shumë vitesh si refren i shoqërisë pikërisht ndaj Edi Ramës.

Shoqëritë e civilizuara rezistojnë ndaj një diktatori që synon të kap çdo gjë, por kur shoqërisë i ikën rinia, palca kurrizore e një shoqërie, atëhere veniten shpresat. Rinia shqiptare ka marrë udhët e botës. Natyrisht iku që në vitet ’90, por u mendua se po vinte koha që rinia të merrte fatet e vendit në dorë, por fatkeqsisht, po ikin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ikin më vrap jo prej tërmetit, por prej qeverisë së Rilindjes, e cila kundron ikjet nga Surreli dhe nga disa kulla oligarkësh. Dhe fërkojnë duart se po ikën rinia, pjesa më vitale e shoqërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri atje ka arritur gjëndja sociale, liria e fjalës, dhe mungesa e përspektivës aqsa edhe intelektuali i shquar shqiptar Neritan Ceka tha mbrëmë se “edhe unë do iki nga vendi”.

Ky është një krim, bile genocid. Edhe këtë duhet të hetojë SPAK.

S.P.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?