Presidenca i kujton Rilindjes, me një meme, rrethimin e Kalasë së Krujës nga turqit, kur zifti hidhej mbi kokat turke!

Një gjetje presidenciale mund të quhet kjo meme me një fotomontazh. Në një kohë kur një delegacion i Komisionit të Venecias ka zbarkuar në Tiranë në kuadër të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, e cila shkaktoi një përplasje mazhorancë-Presidencë vitin e kaluar, presidenti Ilir Meta ‘godet’ me një meme.

Teksa ka postuar memen e ditës në faqen e tij të “Facebook” ku shihet një fushë-betejë nga një anë dhe kalaja-presidencë në anën tjetër, Meta nuk i ka kursyer ironitë. Nënteksti i fotomontazhit është se si dikur hordhitë turke u dyndën te portat e kalasë së Skenderbeut, dhe dështuan, e kështu do të ndodhë edhe me Rilindjen.
Atëhere shqiptarët në mbrojtje të Lirisë e Atdheut hodhën edhe kova zifti mbi kokat e turqve që donin të hynin në kështjellë, ndaj aludimi presidencial me memon e sotme tregon se do jetë e vështirë që Rilindja të “pushtojë” presidencën!

Kreu i shtetit u shpreh dje në një intervistë se: “Presidenti i Republikës është në detyrë deri ne 24 korrik 2022, në kala dhe një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës. Le te kërkojnë çfarëdo intepretim dhe nga kushdo. Kjo histori ka marrë fund. Do i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin në mbrojtje të kushtetutës dhe këtë e kam bërë të qartë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?