FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta: Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas marrëveshjes së 5 qershorit

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për zhvillimet e fundit politike, pas mbledhjes së djeshme të Këshillit Politik, ku palët dolën sërish pa konsensus.
Në një mesazh në Facebook Presidenti Meta shkruan se është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor me konsensus dhe sipas marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit. Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave. 🇦🇱”, shkruan Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?