FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta takon kryeministrin e Italisë: Shpresojmë në çeljen e negociatave

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në një takim Kryeministrin e Republikës së Italisë, Giuseppe Conte. Kreu i Shtetit Shqiptar vlerësoi partneritetin strategjik me Italinë dhe falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit.

Duke falenderuar për angazhimin konstant të Italisë në mbështetje të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Presidenti Meta tha se “ndjekim me shumë vëmendje të gjithë debatin mbi vendimin që do të merret në Samitin e 17-18 tetorit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë që qasja realiste e çeljes në parim të negociatave, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të mbështetet nga të gjitha vendet anëtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Republikës vlerësoi faktin se Italia mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Gjithsesi, vijoi Presidenti, ne konsiderojmë që ka ende shumë mundësi për t’u përdorur në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare. Në veçanti, presim një prani më të madhe të investitorëve italianë në Shqipëri, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, tha Presidenti Meta janë edhe komuniteti arbëresh dhe emogracioni shqiptar në Itali. Presidenti inkurajoi që të rrisim bashkarisht përpjekjet për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës e traditave të pasura shqiptare në vendin fqinj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?