FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti rus kërcënon hapur: Ne, armët (berthamore) i kemi, nuk mburremi, por do ti përdorim!

Presidenti rus Putin u tregua i ashpër dhe i prerë sot në Shën Petersburg.  Ai kërcënoi hapur: “Nëse dikush synon të ndërhyjë në atë që po ndodh nga jashtë, duhet të dinë se kjo përbën një kërcënim strategjik të papranueshëm për Rusinë. Ata duhet ta dinë se përgjigja jonë ndaj kundërsulmeve do të jetë e shpejtë. Ne kemi të gjitha armët që na duhen për këtë. Askush tjetër nuk mund të mburret me këto armë dhe ne nuk do të mburremi, por do t’i përdorim!”-tha ai.

Megjithëse, Putini u tregua i kujdesshëm duke mos përmendur asnjëherë gjatë deklaratës së tij “armë bërthamor”, por mesazhi ishte më shumë se i qartë, teksa siç raportojnë dhe mediat e huaja, ai iu referua raketës së re bërthamore “Sarmat”, e cila u testua vetëm disa ditë më parë.

Putini ka paralajmëruar se kushdo ndihmon Ukrainën me armë, ka hyrë në luftë me Rusinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?