FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestuesi thyen “Rolex” e tij para kryeministrisë: Kjo është ora ime “Rolex” që më akuzon Rama, por ti thyejnë edhe ministrat orët 100 mijë euroshe!

Protesta para kryeministrisë ka njohur episode të ndryshme, ku njerëzit kanë shprehur zemërimin e tyre për hallet ekonomoke.

Ata kanë deklaruar se çdo ditë në ora pesë do të vazhdojnë të mblidhen para zyrës së kryeministrit, kurse ditën e shtunë ora 11.00 do të mblidhet krejt Shqipëria te sheshi “Skënderbej”.

Ndërkohë një protestues-arkitekt, që kur dëgjoi kryeministrin në televizion se protestuesit vijnë me X5 dhe me ora Rolex në dorë, nxori orën e tij e cila ishte Rolex, por jo origjinal, por e blerë me çmim të lirë nga ato që blejnë qytetarët e thjeshtë që janë fallso.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe live e theu para protestuesve duke thënë se “ja ky ishte Rolex imi i “shtrenjtë”, por edhe ministrat dhe deputetët ti thyejnë ROLEX e tyre që janë kushtojnë nga 50 mijë deri në 100 mijë euro”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa një tjetër protestues nga Durrësi, pa kembë, u ngrit nga duart e të tjerëve dhe tha “se jam X5 ime, pa kembë!.

Protesta u mbyll me kengën e tyre kundër kryeministrit. (marrë nga www.folshqip.al)

Protestuesi thyen “Rolex” e tij para kryeministrisë: Kjo është ora ime “Rolex” që më akuzon Rama, por ti thyejnë edhe ministrat! – Fol Shqip

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?