FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Nuk besoj të kemi probleme me kryeministren e re Giorgia Meloni

Edi Rama ndodhet në Itali. Në një intervistë për median italiane “Sky TG24”, kryeministri Edi Rama foli për raportet që priten me kryeministren e ardhshme të Italisë, Giorgia Melonin.

Rama u shpreh se nuk beson që me të do të ketë probleme.

“Shqipëria është një Itali, veçse pak me e ngatërruar dhe nuk mendoj se do të kemi probleme me qeverinë e ardhshme italiane. Nuk kemi pasur kurrë probleme në të kaluarën me asnjë lloj qeverie, si me të majtën ashtu edhe me të djathtën. Sepse ne i përkasim të njëjtës histori, Berluskoni do të kishte qenë një socialist i mirë. Në Itali ka diçka të mirë për Shqipërinë, sepse cila do të jetë në krye, si e majta dhe e djathta, për ne nuk është problem,” tha ndër të tjera Rama në intervistën në përmbylljen e konferencës S.E.M.I. “Kultura do të shpëtojë botën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej kryeministri ka zbuluar edhe raportet mes ish-kryeministrit Silvio Berlusconit dhe Fatos Nanos për të cilët tha se kanë pasur raport të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk varet nga kahja politike. Unë mendoj për Berluskonin që është përfaqësuesi i së djathtës. Berluskoni ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Fatos Nanon. Ka pasur periudha kur në Itali kanë qenë qeveri të djathta ndërsa në Shqipëri kanë qenë të majta. Kemi lidhje të hershme historike, nuk ka ndarje kahesh politike. Çdo gjë që shihni në Tiranë si monument kulture, janë bërë nga arkitektët italianë. Nuk ka receta për të djathtën dhe të majtën.” – u shpreh Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?