SHBA, 60 vjet nga fjalimi i famshëm i Martin Luther King Jr.

Dhjetëra mijëra njerëz pritet të mblidhen sot pranë Memorialit të Presidentit Lincoln në kryeqytetin e vendit në Uashington, për të përkujtuar 60-vjetorin e fjalimit të famshëm “I Have A Dream”, “Unë kam një ëndërr” të pastorit dhe udhëheqësit të të drejtave civile Martin Luther King Jr.

Marshimi në Uashington, organizohet nga Rrjeti Kombëtar i Veprimit, i një organizatë që operon në fushën e të drejtave civile si dhe anëtarë të familjes King.

Organizatorët shpresojnë që marshimi i këtij viti të rimarrë energjinë e marshimit origjinal në Uashington, veçanërisht përballë shqetësimeve me të cilat po përballet e drejta e votës në mbarë vendin, goditjes së pësuan politikat që favorizonin pranimin në kolegje të individëve që i përkasin grupeve të konsideruara si objekt diskriminimi, apo dhe shqetësimeve lidhur me të drejtën e drejtat e abortit e kërcënimeve në rritje për dhunë politike e me bazë urrejtjen ndaj njerëzve me ngjyrë, hebrenjve dhe anëtarëve të komunitetit LGBTQ.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marshimi i 28 gushtit vitit 1963 mblodhi në Uashington 250,000 njerëz dhe ndihmoi në vazhdim në miratimin e legjislacionit federal për të drejtat civile dhe të drejtën e votës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Joe Biden dhe Nënresidentja Kamala Harris do të shënojnë përvjetorin e marshimit të hënën, që përkon me ditën e marshimit, duke u takuar me organizatorët e tubimit të vitit 1963. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë bënë të ditur se të gjithë fëmijët e familjes King janë ftuar të takohen me Presidentin Biden.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?