FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA rrëzon Ramën e Vuçiç: Kurrë nuk kemi inkurajuar ndryshimin e kufijve

Nga Sali Berisha/

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur se Uashingtoni zyrtar nuk ka inkurajuar kurrë ndonjë ide për ndryshim kufijsh. Deklarata e diplomatit amerikan erdhi gjatë një interviste për “Jeta në Kosovë”, ku ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e përmbylljes së fazës finale të dialogut Prishtinë-Beograd.

“Qeveria amerikane kurrë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive një rishikim të kufijve apo siç e kanë quajtur disa, ndarje”, është shprehur Kosnett.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se, nëse Kosova dhe Serbia duan një marrëveshje paqeje atëherë duhet të ulën në tavolinë për të biseduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse doni marrëveshje të paqes, ju duhet të uleni dhe të flisni me kundërshtarin tuaj”, ka shtuar ndër të tjera ambasadori amerikan.

Sipas përkrahësve të idesë për ndryshimin e kufijve të Kosovës, pas kësaj ideje fshihej SHBA, por deklarata e sotme e diplomatit amerikan në Kosovë rrëzon çdo pretendim apo justifikim të tillë.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?