FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tensione në Kavajë. Qytetarët ndalojnë marrjen e bashkisë nga PS

Dita e sotme ka nisur me tensione në Kavajë. Socialistët kanë kërkuar të marrin drejtimin e bashkisë. Ndërkohë kryetari në detyrë i zgjedhur nga PD-ja, Isa Sakja shprehet se nuk do ta lirojë zyrën, ndërsa jashtë godinës janë mbledhur mbështetës të opozitës.
Sakja ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat duke u shprehur se “sot do të jem në detyrë. Vazhdoj detyrën, nuk mund të lë bashkinë kur vetëm 5 përqind e qytetareve të Kavajës kanë votuar”.

Kryebashkiaku i ri i Kavajës, Redjan Krali dhe anëtarët e këshillit bashkiak të dalë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, janë mbledhur në një kafene në pritje të ndihmës së Policisë, për të mundur të depërtojnë në brendësi të institucionit vendor, të rrethuar nga përkrahës të Partisë Demokratike.

Protestuesit para ambienteve të bashkisë së Kavajës kanë bllokuar hyrjen në derën e brendshme të saj. Për disa momente ka patur edhe tensione ku nuk kanë munguar përplasjet e militantëve të PD me policinë në mënyrë. Qytetarët kanë ndalur kandidatin e PS, Redjan Krali që të hyjë në zyrë. Ata kanë sulmuar edhe Prefekten e Qarkut të Tiranës, Silvana Jahollari, e cila po mbante një konferencë për shtyp ku po sqaronte procedurat ligjore për konstituimin e Këshillit Bashkiak.

Swiss Digital Desktop Reklama

PS-ja pritet që të veprojë si në rastin e Devollit duke e bërë mbledhjen e konstituimit në godinën e n/prefekturës, por ndryshe nga Devolli në Kavajë ka më shumë forca policie.
Opozita nuk i njeh zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?