FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Video mesazhi i veçantë i Bashës për të rinjtë që nisen në emigrim: Mos ik!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar sot në mbrëmje një video mesazh që u drejtohet të gjithë të rinjve që e shohin të ardhmen larg Shqipërisë.

Në video shfaqet një i ri që po ndahet nga familja për të shkuar në Gjermani, ndërsa kreu i PD-së i thotë: Mos ik! E ardhmja jote është këtu. Ndryshimi po vjen!

Mesazhi i Bashës në videon për rininë

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prit pak! E di që gjendja e tanishme të bën të ikësh, ta kërkosh fatin tënd jashtë. Mos ik! E ardhmja jote është këtu. Ndryshimi po vjen! Ne do ta vlerësojmë potencialin tënd duke të të siguruar punë dhe pagë më të mirë, duke anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian. Për këtë po punojmë tani, siç punuam që ti të lëvizësh i lirë, pa viza. Dhe rrugëtimi ynë drejt Europës do të ecë përpara me votën tënde për ndryshim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?