Votim në kuota të ulëta në Shkodër dhe Durrës, kush përfiton nga kjo?
Votimet në 6 bashkitë e vendit treguan se Shkodra dhe Durrësi kishin pjesmarrjen më të ulët në përqindje nga bashkitë e tjera, ku ndërkohë në krye rënditet Dibra e cila pati përqindjen më të lartë në këtë ditë votimesh të pjesshme.
Por pyetja shtrohet për Durrësin dhe Shkodrën. Pjesmarrja e ulët, bile shumë e vogël, ka mundësi të favorizojë PS-në, pasi dihet se socialistët janë repart ushtarak në votime.
Ndaj hamendjet janë të shumta tani që kutitë u mbyllën në orën 19.00 sipas Kodit Zgjedhor.
Nëse PS-ja fiton Shkodrën, atëhere nuk kemi më opozitë në Shqipëri! E kjo do të jetë tragjike për pluralizmin në vend.
Por të mos ngutemi, pasi votimet sjellin edhe surpriza, ndonëse siç është përçarë PD nuk ka vend për optimizëm.

