Home Sporti “Kryevepra” e...

“Kryevepra” e Kristjan Asllanit, shpallet goli më i bukur nga UEFA

1504
0

Në votimin e faqes së UEFA-s, në ndeshjet e dyta më i votuari rezultoi mesfushori Kristjan Asllani. Perla e mesfushorit kuqezi ndaj Ishujve Faroe, që solli edhe avantazhin 2-1 të Kombëtares, rezultoi më e votuara në sajtin e UEFA-s.

Kjo duke lënë pas golat e shënuar nga Arda Guller në Turqi-Uells, Bukayo Saka në Angli-Maqedoni e Veriut dhe Roland Sallai në Hungari-Lituani.

Asllani mori një top nga flamuri i këndit dhe pasi e rregulloi mirë, gjuajti me të majtën, duke e dërguar në rrjetë, pikërisht në cepin ku bashkohen shtylla dhe traversa e portës së Ishujve Faroe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit