Home Aktualitet Operacion i r...

Operacion i rrallë te ”Shefqet Ndroqi”/Rama: Realizohej veç në klinika të specializuara nëpër botë

1907
0

Për herë të parë u krye një operacion i rrallë në mjekësinë shqiptare. Rezeksioni i trakesë tek “QSR Tiranë Shefqet Ndroqi” u krye tek një pacient 30-vjeçar që ishte diagnostikuar me një stenozë të rëndë të trakesë dhe fistul trakeo-ezofageale, si pasojë e intubimit të zgjatur.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook. “Në këtë ndërhyrje tepër komplekse që realizohet vetëm në klinika shumë të specializuara nëpër botë, pacientit iu realizua rezeksion prej 3 cm i pjesës së sipërme të trakesë dhe u realizua anastmoza e suksesshme trakeo-laringeale”, shkruan Rama.

Po ashtu kryeministri Edi Rama i shpreh mirënjohje ekipit të mjekëve dhe infermierëve qw realizuan me sukses ndwrhyrjen: Prof. as. Fatmir Caushi, dr. Shkencave Ilir Skenduli, dr. Alban Hatibi, dr. Fahri Kokiqi, dr. Eljana Shima, dr. Shkencave Ilir Peposhi dhe infermiereve Manushaqe Osma, Valbona Bulku si dhe Mirjeta Almeta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit