Home ShowBiz Kthimi në Tir...

Kthimi në Tiranë përlot këngëtaren Merita Halili, tregon se çfarë i kujton

31
0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Merita Halili në një rrëfim për karrierën e saj së bashku me bashkëshortin dhe vajzën është përlotur teksa tregonte fillimet e saj.

E ftuar në ”Ftesë në 5”, ajo tha se vajza e saj Rea po ndjek gjurmët e së ëmës, pasi ka trashëguar talentin për të kënduar muzikën popullore qytetare shqiptare edhe pse ka vendosur që studimet t’i mbarojë për jazz. Për Meritën fakti që ta shohë vajzën e saj në recitale e prek shumë, pasi i kujton periudhën kur dhe ajo ka qenë e re në skenë.

“U emocionova sepse babai dhe nëna kur kanë ardhur në recitalin e parë, kam qenë 16 vjeç, më thoshte mami që babi kishte shumë emocione kur më shihte mua. Ndërkohë unë përjetoj Rean me atë sensin e kritikës, si do këndojë a është e intonuar. Por ardhja në Tiranë më kujton gjithnjë prindërit që nuk jetojnë më”, tha mes lotësh ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit