Home Aktualitet Ku besojnë qy...

Ku besojnë qytetarët? SPAK në krye të listës së institucioneve me besueshmërinë më të lartë

371
0

Ku besojnë më shumë qytetarët?

Matjet e reja të Barometrit në ”Euronews Albania” kanë zbuluar se sa i përket besueshmërisë së instritucioneve në vend, SPAK është në krye të listës, ndryshe nga matjet e një viti më parë.

1000 qytetarë të pyetur ballë për ballë nga Data Centrum kanë vlerësuar me një shkallë nga 0 në 10, se SPAK është për ta institucioni më i rëndësishëm menjëherë pas ambasadës amerikane, delegacionit të BE-së, dhe perfaqësisë së OSBE-së. Nga gjetjet e Barometrit, SPAK kryeson listën e institucioneve më të besuara nga qytetarët, me 26.1 % të atyre që e kanë vlerësuar si të tillë.

Në këtë renditje për besueshmërinë tek shqiptarët, SPAK lë pas qeverinë, opozitën, parlamentin, partitë poltike, shoqërinë civile, pushtetin lokal, mediat dhe universitetin. Kjo renditje e SPAK në nivelin e besueshmërisë që ka tek qytetarët shqiptarë bëhet edhe më e dukshme nëse e krahasojmë me matjet e një viti më parë. Me një trend rritës pothuajse te dyfishuar, SPAK ka fituar edhe më tepër besimin e publikut.

Kështu në nëntor të vitit 2022 besueshmëria ndaj SPAK ishte 14.2% ndërkohë që në nëntor të vitit 2023 kjo shifër është pothuajse dyfishuar, duke shkuar në shifrat e 26.16 % të besueshmërisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit