Home Aktualitet Ku u “gatua” ...

Ku u “gatua” sulmi terr*rist? Flet ish-inspektori i Inteligjencës në Kosovë

11
0

Burim Ramadani, ish-inspektor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, flet për skenarët që kishte planifikuar grupi terrorist, por edhe çfarë pritet të ndodhë në vijim.

“I propozuar nga qendra ruse e spiunazhit në Nish”

Serbia ka mbetur në opsionin apo skenarin, të cilin e ka propozuar edhe në bindjen time edhe qendra ruse e spiunazhit në Nish, në skenarin e Ukrainës lindore. Unë nuk besoj se është krejtësisht si skenari i Krimesë, por si skenari i Donetskut. Përmes këtij grupi paramilitar është tentuar të nxitet një konflikt i ri brenda Kosovës.

Plani i terroristëve serbë sipas ish-inspektorit të Inteligjencës

Mendoj se synimi i këtij grupi paramilitar të Serbisë, të trajnuar dhe ta pajisur me armatim nga ushtria e Serbisë, ka qenë krijimi i një lloj zone të lirë në kuadër të asaj pjese të Zveçanit dhe më pas të shpërndajë armatim për popullatën, duke synuar ndërtimin e një lloj kryengritjeje dhe duke e quajtur këtë si një rebelim të qytetarëve serbë të Kosovës. Ndërkohë, në këtë fazë ky lloj skenari ka dështuar dhe unë pres që skenarë të tjerë që sfidojnë sigurinë e Kosovës do të tentohen të realizohen.

Çfarë pritet të ndodhë pas sulmit në Banjskë?

Është shumë e rëndësishme që indiciet nga SHBA kanë filluar një hetim për të parë nëse ky grup i armatosur apo edhe grupe të tjera mund të kenë përdorur pajisje që SHBA-të mund t’i kenë dhuruar Serbisë në kuptimin e Institucioneve të sigurisë. E dyta, NATO të vlerësojë në aspekt profesional dhe operacional nëse ky grup paramilitar i Serbisë nënkupton shkelje të marrëveshjes tekniko-ushtarake, marrëveshjes së Kumanovës dhe kjo do të nënkuptonte një forcë tjetër në raport me Serbisë. Jam i bindur që secili shtet anëtar i NATO-s, në këtë rast edhe Shqipëria, për definimin e sanksioneve ndaj Serbisë, duke filluar nga përjashtimi i përkohshëm nga partneriteti për paqe për Serbinë.

Milan Radoiçiç, i autorizuari i Vuçiç. U lirua për të vazhduar operacionet e tij

Loja me Radoiçiçit është lirim për të vazhduar komunikimin dhe operacionet e tij. Unë jam i bindur se Radoiçiç nuk është i vetëm në këto operacione. Ai është i autorizuari special i Presidentit Vuçiç dhe shefit të Shërbimit Sekret, Vulin. Absolutisht, ai nuk ka vepruar me kokën e tij. Serbia, nëse pretendon se është shtet serioz do ta kishte ndaluar atë me kohë në kufij, para se të futej në Kosovë, madje do ta arrestonte për vepra penale, por ky nuk është rasti. Unë mendoj se një presion i lartë i NATO-s, sidomos për shkelje të marrëveshjes së Kumanovës, do të ulte Serbinë në një pozicion që do të merrte përgjegjësitë që i takojnë, ndoshta dhe me një reformim të thellë të sigurisë atje. Milan Radoiçiç nuk është i njohur vetëm nga institucionet e sigurisë në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë, këtë e tregon edhe fakti që është në listën e zezë të SHBA-së. E them me përgjegjësi që Milan Radoiçiç është i kontraktuari kryesor për Kosovën i Vuçiçit.

Çfarë sanksionesh mund të vendosen ndaj Serbisë?

Së pari, largimi i Serbisë nga partneriteti për paqe me NATO-n, pasi ata nuk janë shtet serioz për sigurinë rajonale dhe globale. Së dyti, vendosja e sanksioneve në çështjet e sigurisë dhe te mbrojtjes. Së treti, është kushtëzimi i NATO-s i drejtpërdrejtë për Serbinë për të mbyllur qendrën e spiunazhit rus që ekziston prej më shumë se një dekade në Nish.

A janë institucionet e sigurisë në Kosovë në gjendje për të reaguar në çdo situatë?

Niveli i vigjilencës është në nivel të duhur, të mjaftueshëm për të reaguar në secilën situatë. Kemi vendim urgjent të NATO-s për të shtuar trupat. Duka larguar çdo lloj keqkuptimi që po ndodh në opinion rreth rolit të KFOR-it dhe detyrave që duhet të marrë ai në veri, unë besoj se KFOR-i duhet të rrisë patrullimin e përbashkët me policinë e Kosovës të kufirit. /A2cnn/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit