Home Bota Kufiri Rafah;...

Kufiri Rafah; Në pritje 59 kamiona me ndihma për palestinezët

67
0

Një total prej 59 kamionësh me ndihma mbërritën në anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah me Gazën dhe po prisnin t’i nënshtroheshin kontrolleve të sigurisë.

Nëse automjetet kalojnë në kufirin e mbyllur tashmë nga forcat izraelite, kjo do të shënojë një rritje të konsiderueshme të numrit të kamionëve me ndihma ditore që mbërrijnë në Gaza. Por do të jetë ende shumë më pak nga afërsisht 455 kamionë që hynin çdo ditë, sipas Kombeve të Bashkuara.

Kjo ngjarje u pasua nga deklarata e ushtrisë  izraelite e cila thekson se  kishte krijuar një mekanizëm së bashku me  Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara  i cili sipas tyre do të lejonte hyrjen e më shumë ndihmave.

Të dielën në mbrëmje, 24 kamionë me ndihma u pritën nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze në Gaza, sipas një deklarate nga grupi i ndihmave, duke shtuar në 10 që mbërritën më herët gjatë ditës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit