Home Sporti Kulusevski bë...

Kulusevski bën gati valixhet, Tottenham bën gati një ofertë konkrete

80
0

Dejan Kulusevski i është ofruar Milanit në orët e fundit, por kuqezinjtë nuk e morën parasysh propozimin, duke mos kërkuar informacione për të.  Gjithsesi lojtari suedez mund të përfundojë në Angli në ditët e ardhshme. Tottenham është futur fuqishëm në garë për suedezin duke i ofruar mundësinë që të transferohet që në janar.

Kulusevski të transferohet në Londër në huazim me detyrim blerjeje. 21-vjeçari është shumë pranë kalimit në Premier League dhe drejtori sportiv i Tottenham, Paratici e pëlqen shumë atë.

Ai është një njohje e vjetër duke marrë parasysh se ka qenë pikërisht Paratici ai që ka bërë transferimin e Kulusevskit te Juventusi nga Atalanta. Përveç Kulusevskit nga skuadra torineze do të largohet në formë huazimi edhe Kaio Jorge.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit