Home Kultura Kumbaro: Vend...

Kumbaro: Vende të reja rritën numrin e turistëve, në janar kryesuan italianët, polakët e spanjollët

17
0

Gjatë muajit janar 2024 në vendin tonë numri i turistëve të huaj u rrit 30 % në krahasim me vitin 2023 dhe ndër grupet me rritjen më të lartë të hyrjeve turistike në krahasim me një vit më parë, renditen hyrjet nga Polonia me një rritje 411,8 %. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur në rrjetet sociale se rritja e numrit të turistëve është një ogur i mirë për një vit fantastik.

“Mes turistëve nga tregje të konsoliduara e atyre të reja që zgjodhën ta zbulojnë e shijojnë Shqipërinë në janar, duke qenë prova e qartë dhe oguri i mirë për një vit fantastik, turizmi po konfirmohet si kartëvizita më e dashur e Shqipërisë në botë”, shkruan Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ka publikuar dhe shifrat. Gjatë muajit janar 489,599 turistë të huaj kanë vizituar vendin tonë, ose 30 % më shumë se janari i vitit të kaluar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit