Home Sporti Kumbulla mesa...

Kumbulla mesazh para finales: Roma, kurrë s’do të jesh vetëm!

55
0

Marash Kumbulla, mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i Romës, për fat të keq nuk do të jetë i pranishëm në këtë finale fantastike e cila do të luhet sot në mbrëmje mes Sevilla dhe Romës, për trofeun e Europa League.

Dëmtimi dhe më pas operacioni ka detyruar që qendërmbrojtësi të qëndrojë të paktën deri në janar të vitit 2024 jashtë fushave.

Gjithsesi, ai nuk e ka harruar klubin kryeqytetas dhe i ka dërguar një mesazh në prag të kësaj përballje e cila do të startojë sot në mbrëmje, në orën 21:00 në stadiumin “Puskas Arena”, në Budapest.

“Kurrë nuk do të jesh vetëm. Shkojmë në Budapest për ne dhe për të gjithë ju. Prandaj, forca Roma, fito për të gjithë ne”, thuhej në postimin e mbrojtësit 23-vjeçar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit