Home Sporti Kupa/ Dalin n...

Kupa/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen e kthimit Tirana-Dinamo

62
0

Derbi mes Tiranës dhe Dinamos do të luhet ditën e enjte në orën 19:45, në stadiumin “Air Albania”, ndeshje e vlefshme për 1/8 e “Kupës së Shqipërisë”. “Blutë” e Bledi Shkëmbit kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin e pastër 2-0, por Tirana shpreson që ta përmbysë.

Drejtuesit kanë nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë përballje, si dhe çmimet e tyre, që do blihen në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Në tribunën VIP, një biletë kushton 3000 lekë në sektorin W 104, ndërsa në  W 102-107 kushtojnë 2000 lekë.

Në tribunat pas porte N bileta kushton 400 lekë, ndërkohë në tribunën përballë E 101-109 kushtojnë 800.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Biletat në tribunën e miqve kushtojnë 400 lekë V 101-103.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit