Home Sporti Kupa e Shqipë...

Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari befason me përmbysje Vllazninë, Kukësi dhe Laçi bëjnë detyrën

147
0

Janë mbyllur ndeshjet e fazës së 1/16-ve të Kupës së Shqipërisë. Kampionët në fuqi të Vllaznisë u mposhtën 2-1 në Vlorë përballë Flamurtarit nga Flamurtari. Kristijan Vulaj kaloi në avantazh ekipin e Mirel Josës, por kuqezinjtë përmbysën rezultatin në pjesën e parë falë golave të Fernandos dhe Dishajt.

Laçi dhe Kukësi bën detyrën përballë Devollit dhe Labërisë. Bardhezinjtë triumfuan 0-2 (Barjamaj, Prengaj), ndërsa ekipi i Dobit fitoi 0-3 (Daci, Barbosa, Anane-Gyasi).

Fitore në transfertë arriti edhe Bylisi në Pogradec. Ekipi i Bellajt hodhi një hap të sigurt drejt kalimit në raundin tjetër falë suksesit 0-3 (Babacar, Lajthia, Atshimene). Erzeni triumfoi 1-2 në Cërrik kundër Turbinës (Buxhelaj/Doksani, Nonato).

Teuta e mbylli në barazim pa gola përballjen me Luzin në transfertë, teksa Kastrioti iu fal golit të Ajazit për të thyer 1-0 në shtëpi Vorën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit