Home Sporti Kupa e Shqipë...

Kupa e Shqipërisë/ Nesër do të luhen duelet e kthimit të çerekfinaleve

70
0
Ndeshja e futbollit derbi, Dinamo-Partizani, 1-1, e vlefshme per cerekfinalet e Kupes se Shqiperise, e luajtur ne stadiumin, Air Albania ne Tirane. /r/n/r/nDerby football match, Dinamo-Partizani, 1-1, valid for the Albanian Super Cup played at the stadium, Air Albania in Tirana.

Do të luhen në mesjavë ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Sida e parë do të zhvillohet të mërkurën teksa në stadiumin “Elbasan Arena” do të vihen përballë njëra-tjetrës Teuta dhe Skënderbeu duke filluar nga ora 16:45. Përballja e parë ka përfunduar me fitoren 1-0 të ekipit durrsak.

Tre sfidat e tjera të çerekfinaleve do të luhen të enjten. Laçi pret Egnatian në shtëpi në ora 13:45 me sfidën e vajtjes që është mbyllur në barazim 1-1. Po në këtë orë në Shkodër do të zhvillohet sfida tjetër Vllaznia-Flamurtari me shkodranët që vijnë më të favorizuar pasi kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-1.

Kjo fazë mbyllet me derbin e kryeqytetit Partizani-Dinamo, sfidë që nis në ora 18:00 e që luhet në stadiumin “Air Albania”. Takimi i parë është mes tyre përfundoi në barazim 1-1. Këto katër sfida do të përcaktojnë më tej edhe ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë

E mërkurë, 09.02.2022

Teuta-Skënderbeu (1-0)       ora 16:45

E enjte, 10.02.2022

Laçi-Egnatia (1-1)                ora 13:45

Vllaznia-Flamurtari (2-1)       ora 13:45

Partizani-Dinamo (1-1)         ora 18:00

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit