Home Sporti Kuqezinjtë Ci...

Kuqezinjtë Cikalleshi, Uzuni dhe Manaj shkëlqejnë me ekipet e tyre

25
0

Një fundjavë e jashtëzonshme për futbollistët e Kombëtares. Sulmuesit u shfaqën në formë, pasi Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni realizuan nga 2 gola secili në Turqi dhe Spanjë. Cikalleshi këtë sezon shkoi në 11 gola me Konyaspor që barazoi 2 – 2 me Adana Demirspor, sezoni më i mirë për të në kampionatet e huaj.

Uzuni edhe pse Granada po kalon momente të vështira regjistroi dygolëshin e parë në La Liga në disfatën 3-2 me Real Sociedad. Rei Manaj goditi topin me 135 kilometra në orë në golin e realizuar me Sivasspor në humbjen 2-1 me Alanyaspor.

Ky është i 15 në këtë sezon të Superligës Turke. Manaj është barazuar me Mauro Icardi dhe është 3 gola larg kryesuesit të këtij klasifikimi në Turqi, Edin Dzeko. Berat Gjimshti dha pasimin për golin e barazimit 2 – 2 të Atalanta në fushën e Juventus në sfidën e Serie A.

Mbrojtësi shqiptar ishte i përpiktë për Koopmeiners. Reagimi i parë edhe për Armando Brojën te Fulham. Sulmuesi dha pasimin e golit të vetëm të skuadrës nga Londra në humbjen 2-1 me Wolverhampton.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit