Home Aktualitet Kur Berisha d...

Kur Berisha do të zbatojë masën e SPAK? E tregon Flamur Noka, i cili zbulon dhe vendimin e Tahirit

57
0

Sekretari i përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka e quan një vendim politik dhe erdhi në një moment kur Sali Berisha ishte shprehur se do të zbriste në terren së bashku me aleatët në opozitë. A do ta zbatojë Berisha masën e gjykatës për t’u paraqitur dy herë në muaj? Noka tha se kjo do të ndodhë vetëm në momentin kur të zbatohet ligji.

“Sali Berisha do të njohë çdo vendim që kalon përmes Kushtetutës dhe ligjit. Çdo vendim që bëhet në shkelje të Kushtetutës dhe shkeljes së Kodit të Procedurës të Shqipërisë nuk mund të njihet nga Berisha, por nga askush nga ligjvënësit. Pa kaluar procedura që përcakton neni 73, pika 2 dhe neni 288 i Kodit të Procedurës Penale, asgjë tjetër nuk njihet”, tha Noka.

Më pas, ai risolli vendimin e Kuvendit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, që ka dhënë autorizimin e ndalimit për të dalë jashtë shtetit. “Kuvendi vendosi pranimin e kërkesës së prokurorisë dhe dhënien e autorizimit të ndalimit të daljes jashtë shtetit”, tha Noka në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit