13 shtatori, Dita Ndërkombëtare e Çokollatës

Për të gjithë çokollatëdashësit sot ka një lajm të mirë; 13 shtatori është Dita Ndërkombëtare e produktit që ka joshur ndër shekuj njerëzimin.

Pikë së pari, ajo që duhet të dini është se emërtimi çokollatë vjen nga pija Xocóatl, e cila prodhohej nga astekët dhe s’ishte gjë tjetër veçse një përzierje e ujit me kakao dhe vanilje. Nga studiues të ndryshëm besohet se bima e kakaos (ju kujtojmë se kjo e fundit është baza kryesore e çokollatës), ka qenë e pranishme mbi 6000 vjet më parë në lumenjtë Amazona dhe Orinoko.

Ajo mundi të bëhej e njohur për qytetërimin evropian në vitin 1502 kur Kolombi, përgjatë udhëtimeve të tij, mbërriti në Honduras dhe provoi pijen me bazë kakaoje. Më pas, në shek. XVII ajo u kthye në luksin e aristokracisë evropiane. Koha rrodhi dhe magjia e çokollatës përfshiu rangje të ndryshme shoqërore duke u shndërruar në fare pak kohë, në një produkt global.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?