FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akullorja më e rrezikshme në botë

E quajtur “akullorja më e rrezikshme në botë” , ajo u krijua posaçërisht për ditën e Shën Valentinit nga Aldwych Cafe në Skoci. Akullorja është 500 herë më pikante se salca djegëse Tabasco. Sipas vëllezërve dhe bashkëpronarëve të kafenesë, Lee dhe Martin Bandoni, ideja për këtë akullore potencialisht vdekjeprurëse vjen nga Italia. Ata thonë se receta do të mbetet sekret dhe vetëm një pjesë e vogël e njerëzve e dinë sesi ta bëjnë këtë akullore të pazakontë dhe djegëse. Lee madje e quajti atë ‘një shpërthim termik në gojën tuaj’ ndërsa përshkroi recetën. Për të shmangur çdo çështje ligjore që ka të bëjë me shëndetin, akulloren mund ta blejnë vetëm klientët mbi moshën 18 vjeç.  Gjithashtu ata duhet të nënshkruajnë një deklaratë që i informon ata mbi rreziqet e mundshme që kanë të bëjnë me ngrënien e “Devil’s Breath” si lëndime, sëmundje dhe humbja e mundshme e jetës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?