Benetton 82 vjeç rimerr “perandorinë” që ka humbur shkëlqimin

Luciano Benetton, një nga themeluesit e kompanisë italiane të veshjeve me të njëjtin emër, njoftoi dje rikthimin e tij, në moshën 82-vjeçare, në krye të shoqërisë me synimin për rilulëzimin e biznesit. “Në 2008, e lashë kompaninë me një bilanc pozitiv prej 155 milionë euro dhe po e rimarr me 81 milionë borxhe të mbartura nga 2016 dhe ky vit pritet të jetë edhe më i keq. Për mua, është një dhimbje e padurueshme”, deklaroi Luciano Benetton në një intervistë të gjatë për të përditshmen italiane “La Repubblica”. “Kjo është arsyeja e rikthimit tim në terren”, u shpreh ai. “Ndërsa të tjerët na imituan ‘United Colors’ humbi shkëlqimin e ngjyrave të tij. Ne jemi të vetmit që kemi dështuar. Dyqanet që ishin plot dritë janë shndërruar të errëta dhe të trishtuara, ne mbyllem degët tona në Amerikën e Jugut dhe në SHBA”, shprehu ai keqardhjen. Sipas tij, “mëkati më i madh ka qenë ndërprerja e prodhimit të pulovrave, njësoj sikur të heqësh ujin nga një ujësjellës”. Menaxhimi i biznesit iu besua fillimisht djalit të tij Alesandros, më pas menaxherëve jashtë familjes.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?