Bleu një GPS për lopën, e pret burgu

Blerja në platformën tregtare popullore kineze AliExpress duket se është bërë një biznes i rrezikshëm në Rusi. Një fermer lokal mund të përballet me një gjobë të rëndë ose me burgim, pasi vendosi një gjurmues GPS, si “spiun” për lopën e tij. Yevgeny Vasiliev nga fshati Lopatki anë rajonin e Kurganit të Rusisë zotëron një fermë të vogël nga e cila siguron jetën për familjen. Bujku 39 vjeçar vuan nga astma dhe kur donte të gjende lopën e tij në fshat, i vendosi asaj një GPS të porositur në Kinë në fillim të këtij viti, pasi pajisja është shumë e shtrenjtë në Rusi. GPS-ja kushtoi 390 rubla ose më pak se 7 dollarë. Megjithatë, pajisja u shndërrua në një makth për fermerin dhe familjen e tij. Kur Vasiliev mori pajisjen, ai nuk e dinte se kishte edhe një mikrofon të vogël që mund të ndizej në distancë. Përdorimi i pajisjeve të tilla konsiderohet spiunazh në Rusi, por njeriu nuk e kishte idenë se po blinte diçka të paligjshme, pasi përshkrimi i tij – i shkruar me një rusishte të varfër, nuk thoshte asgjë për mikrofonin. Sapo Vasiliev u largua nga zyra postare me pajisjen, oficerët e Shërbimit Federal të Rusisë (FSB) po e prisnin atë jashtë. Atij iu tha se kishte blerë një pajisje të paligjshme dhe iu kërkua sqarim. Pavarësisht nga pretendimet e tij se GPS-në e kishte blerë për lopën, ai më vonë u përball me akuzat për blerjen e “pajisjeve të posaçme teknike për furnizimin e informacionit jozyrtar.” Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me një gjobë prej 200,000 rubla (3,391$) ose një dënim me burg deri në katër vite pas hekurave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?