FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drerët në panik ‘fluturojnë’ drejt vdekjes

Disa drerë në panik kanë ‘fluturuar drejt vdekjes’ së tyre duke u hedhur nga urë përpara shoferëve të tronditur.

Ngjarja ka ndodhur në një autostradë në Cedar Rapids, Uashington.

Në një video të realizuar nga Catherine Veerhusen,  e cila po udhëtonte së bashku me bashkëshortin e saj, shihen drerët që vrapojnë mes përmes autostradës  duke kapërcyer mbi urë, më pas zhduken nga shikimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Incidenti tragjik  bëri që të gjitha kafshët të ngordhin për shkak se ranë nga një lartësi e madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Veerhusen ka postuar edhe një fotografi të drerëve të ngordhur në tokë.

Besohet se sezoni gjuetisë së drerëve të ketë shkaktuar panik tek tufat e çorientura.

“Duket sikur po përpiqeshin të kalonin dhe nuk dinin se ku të shkonin,”-tha Ron Lane, një oficer i Departamentit të Burimeve Natyrore

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?