FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bleu 6 dollarë, guri i shahut e bën milioner pas 55 vitesh

Fati të vjen atëherë kur nuk e pret e këtë e di mirë një i moshuar, të cilit i shkëlqeu dielli në moshë të madhe.

Në vitin 1964 një tregtar i sendeve antike bleu në Skoci një gur shahu të fildishtë për vetëm 6 dollarë.

Megjithëse nuk e kishte menduar kurrë që mund ta bënte milioner, ai e ruajti gurin në sirtar për 55 vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas gjysëm shekulli ai zbuloi se guri ishte pjesë e një seti të shahut të shekullit XII, të quajtur “Lewis Warder”, i cili mund të shitet tani në ankand për 1,3 milionë dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të paktën kështu e vlerësoi shtëpia e ankandeve Sotheby, ku familja e pronarit të ndjerë të gurit e dërgoi për vlerësim..

Gurët e shahut u gjetën në ishullin “Lewis” në Skoci në vitin 1831, por mungonin pesë gurë, një kalë dhe katër “torra”.

Gurët besohet se janë gdhendur në shekullin XII në Trondheim, Norvegji.

Nga 93 pjesët e tjera të gjetura, 82 janë në Muzeun Britanik të Londrës, ndërsa 11 në Muzeun Kombëtar të Skocisë në Edinburg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?