E tradhëtoi me një grua të martuar, ja si hakmerret vajza ndaj ish-të fejuarit

Një nuse nga Britania e Madhe ka nxjerrë në shitje unazën e saj të fejesës që ja kishte blerë ish-i fejuari. Nusja e quajtur Zoe Butt zbuloi pas 4 vitesh tradhëtinë e të fejuarit të saj Paul Botëright me një grua të martuar.

Zoe, një kuzhiniere në profesion është shprehur për “Femail”. “Ne u lidhëm në maj të 2015, por që atë kohë ai ishte i lidhur edhe me atë tjetrën. Shpesh herë i thoja që ka ardhur koha të martohemi, por ai e shmangte gjithmonë dhe nuk e kuptoja arsyen. Kishte një lidhje 4-vjeçare dhe po bënte një jetë të dyfishtë. Familja ime ishte ajo që e kuptoi më parë, pastaj unë. Sapo e mora vesh,  u ndava nga ai dhe tani kam shpëtuar”.

Zoe e postoi në “Facebook” për ta shitur por askush nuk e bleu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoe shprehet me shaka: “Unë thjesht doja ta heqja qafe, u përpoqa vërtet ta shisja atë unazë. Por askush nuk e dëshiron për shkak të mënyrës se si e postova. Nuk e kisha idena se sa mund të pagonin njerëzit për të, thjesht doja që të mos e kisha më. Ai u mundua që të sqarohej, por ishte tepër vonë gjithçka mes nesh ka përfunduar.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?