FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eksperimenti për të shkarkuar ankthin dhe tensionin

Kemi parë dhoma të tjera zemërimi në ambjente të mbyllura e private, por kjo e fundit është vendosur në një zonë qendrore të Vjenës. Është me xhama, kështu që çdokush mund ta shohë se çpo ndodh aty brenda dhe nga ora 16:00 deri në 20:00, kushdo që dëshiron, mund të kalojë ne këtë ambjent pesë minuta duke shfryrë zemërimin ose stresin me shkatërrimin e objekteve që gjen përpara: pjata, monitorë kompjuterësh, rafte etj.

Personit i jepet një veshje e posaçme për ta mbrojtur nga ciflat dhe një shkop bejsbolli për të goditur objektet e vendosura aty me këtë qëllim. Kjo dhomë zemërimi supozohet të imitojë personalitetin apo personazhet e ndryshëm të pjesës ”Merovingian”, të cilët janë të padurueshëm.

Kjo pjesë teatrale, bazuar në romanin e Heimito von Doderer do të vihet në skenë duke nisur nga 11 shtatori, dhe ideja e pare e dhomes, ishte që kur të mbërrijnë në sallë, spektatorët të jenë “totalisht të relaksuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?