FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fëmija hap vezën prej çokollate dhe aty gjen drogë

Një fëmijë i apasionuar pas vezëve prej çokollate, lodrat e të cilave i bënte koleksion ka gjetur një “dhuratë” të pazakontë në paketimin e ëmbëlsirës së preferuar.

Siç raporton britanikja “Metro”, fëmija 5-vjeçar ka hapur paketimin plastik të dhuratës dhe ka gjetur një qese me drogë, të llojit metamfetaminë kristal. Fatmirësisht, në atë moment pranë tij ka qenë vëllai i madh, i cili ka shmangur konsumimin dhe tragjedinë e mundshme. Vogëlushi ka hapur vezën për të gjetur dhuratën, që zakonisht vjen në pjesë të montueshme, por pasi ka parë qesen me pluhur të bardhë, ka pyetur të vëllanë se çfarë ishte.

“Daily Star” shkruan se ngjarja është regjistruar në zonën e Drumachose-s, në Belfast. Ky rast është denoncuar menjëherë në polici, e cila pasi ka analizuar lëndën e gjetur, ka dalë në konkluzionin se bëhej fjalë për drogë dhe ka nisur hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?