I dashuri në altar me një nuse tjetër, ajo i shkon e veshur me vello (VIDEO)

Diçka e pazakontë ka ndodhur në një dasëm kur një grua është shfaqur papritur në ceremoninë e të dashurit të saj me një grua tjetër, e veshur me vello.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur u shfaq në ceremoninë martesore në Benoni, në Afrikën e Jugut e veshur me fustanin e nuses ndërsa i dashur i saj po martohej me një grua tjetër.

Video tregon dhëndrin që po debaton me të ftuarën e paritur ndërsa nusja e tij e ardhshme qëndron në altar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhëndri shihet duke u përpjekur që ta bindë të largohet dhe që të mos i prishë ditën e madhe. Ndërkohë që disa të ftuar dëgjohej duke bërtitur ndërsa të tjerë ngacmojnë gruan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Video e përplasjes së gruas me të dashurin është bërë virale në rrjetet sociale.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?