Ja pse nuk duhet të përzieni asnjëherë çelësat e zyrës me ato të makinës

Shumica e bëjnë këtë gabim të madh i cili mund të jetë i dëmshëm për makinën. Shumica nga ne çdo ditë me vete patjetër duhet të bartim një grumbull çelësash dhe në mënyrë që rastësisht të mos i harrojmë, të gjithë i vëmë në një vjegëz.

Mirëpo, kjo shprehi mund të jetë e rrezikshme për veturën, aq më parë nëse në vjegëz, pos çelësave, kemi edhe gjëra të tjera të shumta siç janë mini-llambat me bateri apo çelës të shisheve.

Vjegëza e rëndë për çelësa mund të ngarkojë bravën e ndezjes së veturës dhe me kalimin e kohës që çojë deri te prishja e saj, transmeton Telegrafi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur e fusim çelësin në bravë, pesha e gjërave të tjera në vjegëz me ndihmën e gravitacionit ngarkon bravën e ndezjes së veturës gjatë drejtimit të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

E gjihë ajo shtesë shumë shpejt mund të shpenzojë ndërprerësit e ndezjes dhe më vonë kjo mund t’i bëjë dëm nga i cili më nuk është e mundshme të ndezim veturën.

Ekspertët këshillojnë që assesi nuk do të duhej të kemi më shumë se disa çelësa në të njëjtën vjegëz në të cilën është çelësi për ndezjen e automobilit dhe gjykuar sipas të dhënave të kompanisë së Mercedesit, njëri ndër shkaqet më të shpeshta për “bllokadën” e bravës së ndezjes është pikërisht numri tepër i madh i çelësave në vjegëz.

Prandaj këshillohet që në vjegëz të keni maksimum dy çelësa dhe alarmin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?