FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kisha e Kockave ndalon fotografitë

Kisha e Kockave në qytetin Kutna Hora të Çekisë është kthyer në një vend ideal për të bërë foto. Vetëm 60 km larg Pragës, objekti i kultit, i njohur si “Kisha e Kockave”, tërheq vizitorë të panumërt për shkak të dekorimit të pazakontë. Kockat e rreth 60 mijë skeleteve që janë zbuluar në zonën pranë kishës janë përdorur për të dekoruar ndërtesën, kryesisht abazhurin e madh.

500 mijë veta hynë në kishë vetëm në vitin 2017, dhe numri pritet të rritet. Por shumë prej turistëve përpiqen t’i lëvizin kockat nga muret, t’i prekin, t’i puthin, t’u vendosin syza dielli e kapela vetëm për foto.

Kisha kërkon t’u kërkojë që edhe pse janë përdorur për dekorim, ata janë të vdekur që duhen të trajtohen me respekt. Për këtë arsye, fotot do të jenë të ndaluara. Ata që duan të bëjnë foto duhet të kërkojnë leje tri ditë para.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?