FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klienti vjedh 120 TV në hotele për katër muaj

Një burrë është arrestuar, pasi për katër muaj me radhë ka vjedhur më shumë se 120 televizorë nga disa hotele në Indinë Jugore. Policia vendase ka thënë për BBC se, stafi i hoteleve kurrë nuk ka dyshuar në Vasudev Nanaiah, pasi ishte mysafir “i ndershëm e me sjellje të mirë”. Hajni Nanaiah ka shkuar në hotele me një çantë “shumë të madhe”, ka thënë policia. Ai është kapur nga kamerat duke vjedhur një TV nga një hotel në tetor, ndërsa ishte në liri me kusht kur u arrestua prapë. Policia ka deklaruar se ai ka nisur të vjedhë pak ditë pasi ishte liruar nga burgu. Policia ka deklaruar se, nëse Nanaiah kishte me vete ndonjë çantë e cila nuk ia zinte TV, ai largohej për t’u kthyer prapë me një çantë të madhësisë së TV.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?